Del dokumenti per jeten e Enver Hoxhes(FOTO)

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument të pazbuluar më parë në profilin e tij të Facebook.

Dokumenti i postuar nga Dervishi tregon se diktatorit Hoxha i lejohej të bënte pushime nga 3 muaj rresht të paktën 2 herë në vit.

Statusi i Kastriot Dervishit në profilin e tij në Facebook:

Sa shumë lodhej komandanti! Në vitin 1958 Byroja Politike, pa diskutim dhe propozim, miratonte një vendim që kufizonte kohën e punës të sekretarit të parë. Vendimi që bashkëlidhet, justifikohet me domosdoshmërinë e ruajtjes së shëndetit të udhëheqësit, pikërisht në kohën kur klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste i kërkohej të rriste normat dhe orët e punës. Mirëpo çfarë pune bënte Enveri? Tematika e mbledhjeve dhe vendimmarrja vetëm thelb dhe cilësi nuk kanë.

Me pak fjalë Hoxha e kishte të lejuar të bënte çdo gjë, ndërsa nga ana tjetër shqiptarëve u binte bretku në punë çdo ditë.