fbpx
Deklarohet Duda Balje, tregon pse abstenoi për Trustin!

Deklarohet Duda Balje, tregon pse abstenoi për Trustin!

  25 May 2022

Komisioni për Buxhet nuk e ka miratuar propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit të Kosovës shqyrtimin e ligjit që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Ky projektligj është përcjellë për në Kuvend pa përkrahjen e Komisionit.

Deputetja Duda Balje e cila kishte deklaruar se do ta votoj këtë Projektligj, ka abstenuar në Komision.

Për këtë veprim ajo ka folur për Front Online.

Ajo ka treguar se nuk ka të drejt të votoj në emrin personal, por vetëm në emër të grupit multientik ku bëjnë pjesë 8 deputetë me 7 parti të ndryshme.

Ajo ka treguar se 4 nga këta deputetë nuk e përkrahin tërheqjen e Trustit.

Meqë votat kanë qenë 4 pro dhe 4 kundër, ajo në emër të grupit është dashur të abstenoi.

“Unë në Komisionin për Buxhet nuk kam të drejt të votoj në emrin tim personal, vetëm në emër të grupit multietnik. Ne jemi 8 deputetë në grup, me 7 parti të ndryshme. Dje kemi vendosur me vota 4 me 4”, tha ajo për Front Online.

Ajo është pyetur nëse ka ndërruar qëndrim rreth votës së saj për Trustin, por nuk është përgjigjur