fbpx

Deklarohet Don Shan Zefi rreth fyerjeve që kishte shkruar për myslimanët

  29 Dec 2017

Një profil në Facebook me emrin Don Shan Prifti Zefi, ka shpërndarë akuza dhe komente fyese në drejtim të komunitetit mysliman. Në komentet e bëra me këtë profil u tha se ish-Presidenti serb, Sllobodan Millosheviq ishte dashur t’i vriste shqiptarët e besimit mysliman.

“Faj ka Millosheviqi, ka qenë dashtë vetëm 150 mijë shqiptarë t’i lë të gjallë. Juve turqve ose të ju dëboj ose të ju djegë”, thuhej në njërin nga komentet, i cili ishte shkruar nga profili me emrin Don Shan Prifti Zefi.

Gazeta Express ka biseduar me Don Shan Zefin për këtë çështje, por në mëngjesin e së premtes ai u deklarua se ai profil nuk është i tij dhe se dikush po ia përdorë emrin.Pas këtyre komenteve nga ky profil Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës Don Shan Zefi tha se ka marrë kërcënime të ndryshme rreth kësaj deklaratë të bërë në emër të tij.“Po kërcënimet janë konstante, por janë normale të ndodhin tash se ajo çka shkruhej aty ishte e tmerrshme, por nuk ishte e shkruar nga unë, assesi.

Ata persona që e kanë bërë këtë, kanë për qëllim t’i prishin marrëdhëniet në mes të shqiptarëve dhe ta dëmtojnë Kishën, por edhe emrin tim”, tha Don Shan Zefi.Për këtë çështje, ai tha se është duke përgatitur që rastin ta dërgojë në prokurori për sulm kibernetik dhe ta bëjë një kallzim penal në Policinë e Kosovës.Express ka biseduar edhe me zëdhënës të policisë për këtë çështje dhe të njëjtit kanë thënë se deri tani nuk është bërë ndonjë denoncim zyrtar.

“Deri tani nuk është hap ndonjë rast në kuadër të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.Zefi ka thënë se personat që kanë hapur këtë profil të rrejshëm kanë pasur për qëllim të prishin bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe dëmtimin e Kishës Katolike ndërkohë që ka thënë se është duke e përgatitur dosjen që ta dërgojë në Prokurori dhe Polici.