Ish gazetari Milaim Zeka, tash deputet i Parlamentit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, për Gazetën InfoPress ka akuzuar rëndë Akademinë e Shkencave të Kosovës.
Zeka thotë se, akademikët tanë lidhje s’kanë për të diskutuar për kufijtë e Kosovës, pasi tërë jetën ia kanë kushtuar punëve të Beogradit.
“E keni parë se me çfarë cirkusi i kanë thirrë akademikët për të diskutuar për kufi, po çka dinë akademiku për të diskutuar për kufij. Akademia e Shkencave që tërë jetën e vet është marrë me punët e Beogradit, sepse po të ishin këta akademik të vërtet, ishin dal në ballë të demonstratave, e tash i paska ardhur akademikëve me zgjedh çështjen me demarkacionin”, është shprehur Milaim Zeka. N.Sh.