fbpx
De Ligt arrin marrëveshje me Barcelonën

De Ligt arrin marrëveshje me Barcelonën

  12 May 2019

Të premten e kaluar drejtuesit e Barcelonës shkuan në Amsterdam për të biseduar për De Ligt.

Mundo Deportivo bën me dije se Barcelona po bën të pamundurën për të nënshkruar sa më shpejt me holandezin.

Madje prestigjiozja spanjolle bën të ditur se lojtari është dakord të veshë fanellën e Barcelonës, teksa në Camp Nou do të gjejë dhe shokun e tij Frankie De Jong, ky i fundit nënshkroi në muajin janar me Barcelonën.

Kujtojmë se “katalunasit” tash e një kohë të gjatë janë në “pole-position” për të nënshkruar me fantazistin.

Gjithsesi mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës, derisa ne do t’iu njoftojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.