Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj është tallur me deputetët që po debatojnë në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për rishikimin e projektligjit për buxhet, shkruan Periskopi.
“E kam një lajm të mirë e një lajm të keq. Lajmi i mirë është që këta që po flasin le ta dinë se nuk ka transmetim të drejtpërdrejt, ish ndërpre në televizion, kështu që mos të hargjitin kohë shumë. E lajmi i keq është që transmetimi kish me vazhdu, e unë s’po e zgjati”, tha Haradinaj teksa qeshte.
Më pas, ai pati disa fjalë edhe për listat e veteranëve.
“Po flas për veteranët dhe u bëjë thirrje publike që të largohen nga listat ata që s’kanë qenë në luftë”, deklaroi tutje Haradinaj
Theme : Good News Lite