Daut Haradinaj: Kush e lë vendin le ta kujtojë Agim Ramadanin, ai e la Zvicrën për Kosovën

Daut Haradinaj: Kush e lë vendin le ta kujtojë Agim Ramadanin, ai e la Zvicrën për Kosovën

  11 Apr 2019

Deputeti Daut Haradinaj i ka replikuar deputetit të LDK’së Haxhi Avdyli i cili ka kritikuar rëndë Qeverinë Haradinaj për investimet në asfalt.

Ai ka thënë se këto ditë po e kujtojmë rënien e Agim Ramadanit dhe kushdo që lë vendin, duhet ta kujtojë Agim Ramadanin që la Zvicrën për Kosovën.

“Kushdo që ikë, duhet ta kujtojë Agim Ramadanin. Ai e ka lënë vendin e tij në Zvicër dhe është kthyer për ta mbrojtur vendin e vet. Ne e dimë që nuk është një qeveri e vetme shkaktar i krizës, ka shumë qeveri që janë fajtore për këtë.

Nuk mundemi ne me akuzu vetveten kur, po më vjen keq tash për shembull Milaimi se shumë e çmoj e respektoj por keni kujdes kur fyeni”, ka thënë Haradinaj

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.