Daut Haradinaj: Ende e ruaj revolen e vëllezërve, ja kujt do t’ia dhuroj

  28 Nov 2017

Ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj, i cili së bashku me Rexhep Selimin dhe Mujë Krasniqin kishin dalë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së më 28 nëntor 1997, ka treguar se çfarë ruan ende nga ajo kohë.

Haradinaj në RTV Dukagjini ka treguar se ende e ruan revolen të cilën e kanë përdorur edhe të dy vëllezërit e tij Luani dhe Shkëlzeni, transmeton Telegrafi.“Unë e ruaj pistoletën, për shkak se atë e ka përdorur Luani fillimisht e pas tij Shkëlzeni. Besoj se kur të përmirësohen kushtet në Kosovë ajo do të jetë një dhuratë për Muzeun e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka treguar se lloji i kësaj revole është “Magnum 357 Eagle”, dhe që sipas tij ishte revolja më e mirë e asaj kohe.P

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.