Daut Haradinaj bën publike pasaportën: Kjo është e vetmja që e kam!

  04 Dec 2017

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët po e pengojnë kalimin e demarkacionit, e ndërkaq ata dhe familjet e tyre lëvizin lirë me pasaporta të shteteve të huaja.

Ndër këta deputetë është përmendur edhe emri deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, për të cilin është thënë se ka pasaportë të Shqipërisë dhe se së bashku me familjen e tij lëvizin lirshëm.

Por, ky i fundit, në një reagim për Indeksonline ka dërguar disa foto, ku shihet pasaporta e tij, e që është e Republikës së Kosovës.“E vetmja pasaport qe kam dhe deri tani është kjo, unë ju pergjigjem vetëm atyre që më kanë votu, e jo atyre qe janë shkarku, sido që të jetë verzioni i vjeter osht ne dëm të Kosovës dhe do jetë i pa pranushem për mua”, ka thënë Haradinaj.

Në mesin e emrave të përmendur që posedojnë pasaporta të shteteve tjera ka qenë edhe ai i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe familjes së tij.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.