Dardan Sejdiu tregon pse Visar Ymeri dhe disa të tjerë nuk morën pjesë sot në mbledhjen e KP të VV-së

  17 Dec 2017

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Sejdiu ka arsyetuar mospjesëmarrjen e kryetarit Visar Ymeri dhe disa të tjerëve në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Në një intervistë të shkurtër për “Indeksonline”, ai ka squarar se kjo mbledhje është thirrur me kërkesë të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të cilët kanë mbledh nënshkrimet e nevojshme.

“Mendojë që kryetari Ymeri nuk është në Kosovë fare kështu që e ka pas të pamundshme me qenë në mbledhje ndërsa për të tjerët Hyseni e sqarojë se nuk ka ndonjë telashe sai përket asaj pune. Mund të ndodhë që dikush nuk ka qenë në Prishtinë apo Kosovë”, ka thënë ai.

Sejdiu pret që në vazhdimin e mbledhjes diskutimet të jenë më të hapura dhe sinqertë për rrugën përpara.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.