Dardan Sejdiu: Ne sonte fitojmë pa balotazh

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka komentuar rezultatet e Exit Pollit.

Sipas këtyre rezultateve të Exit Pollit, në Prishtinë balotazhi do të zhvillohet në mes VV-së dhe LDK-së.

Mirëpo Sejdiu, ka thënë se Vetëvendosje e fiton Prishtinën pa balotazh.

“Exit pollet e Shkëlzen Maliqit gjithmonë e qesin VV me poshtë se qe është. Ne sonte fitojmë pa Balotazh!”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.