fbpx

Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti planifikonin ta rrëzonin Albin Kurtin! Ja për cfarë sms bëhet fjalë…

  22 Nov 2017

Sekretari i Partise Demokratike të Kosoves, Bujar Cakolli, nëpërmjet Facebookut ka akuzuar Dardan Sejdiun se po merret me sms-at e të tjerëve, ndërsa ai ka harruar për sms-at e tij dërguar së bashku me Shpend Ahemtin për ta rrezuar Albin Kurtin, transmeton Kosova Republikë.
Ja dhe statusi i plotë i z.Cakolli:

Dardan, as sms-ët tuaj për shkarkimin e Albinit nuk ua sjellin fitoren

Dardan Sejdiu, nga paniku i humbjes së madhe, ka disa ditë që më përmend si njeriun i cili po e mundëson fitoren e merituar të Arban Abrashit në Prishtinë.
Pasi që Dardan Sejdiu ka filluar të merret me sms-ët e të tjerëve, do të ishte mirë të kthehej në vitin 2015 kur ai së bashku me Shpend Ahmetin punonin intensivisht për të rrëzuar Albin Kurtin nga kreu i partisë.
Unë propozoj që Dardani sikurse mbrëmë që tregonte në TV Dukagjin telefenonin me sms për përkrahjen strukturës së PDK-së, dega Prishtinë, të tregojë edhe mesazhet e tij për rrëzimin e Albin Kurtit nga kreu i partisë.
Ua kujtoj që Shpend Ahmeti ishte për rrëzim të shpejt të Albinit, ndërsa ti Dardan për rrëzim me llogaridhënie. E gjithë kjo në fund të mandatit Tuaj.
Kjo do të duhej të ndodhte këto ditë. Mbase ka ndryshuar puna, por gjurmët e puçit kanë mbetur. Tuj pa tuj ba!