Dardan Molliqaj:Klani pronto ne krye me Grabovcin sulmuan Vehbi Kajtazin sot!

  13 Oct 2017

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka kritikuar Policinë e Kosovës e cila sipas tij nuk ka ndërmarrë as një hap pavarësisht sulmeve të më hershme të drejtorit të Insajderit, Parim Olluri dhe kërcënimeve të kryeredaktorit të Insajderit Vehbi Kajtazi.

“Para pak ditësh u sulmua fizikisht gazetari Parim Olluri. Sot, e paskan sulmuar gazetarin Vehbi Kajtazi. Adem Grabovci, sikurse edhe shumë kriminelë të tjerë, vazhdon të jetë në liri. Në anën tjetër, Policia e Kosovës nuk po e ndërmerr as edhe një hap për zbardhjen e këtyre rasteve. Kjo na e rikujton që Klani Pronto e ka kapur shtetin”, ka shkruar Molliqaj.

Deputeti i Vetëvendosjes, më tej ka thënë se puna e Gazetës Insajderi dhe publiket e saj në lidhje me përgjimet e Klanit Pronto fshihen pas sulmit të Vehbi Kajtazit të sulmuar sot dhe Parim Ollurit të sulmuar ditë më parë.

 

“Portali Insajderi njihet për publikimin e përgjimeve të Klanit Pronto dhe fakteve tjera që shpërfaqin krimin e korrupsionin e këtij klani. Rrjedhimisht, këto sulme janë pashmangshëm të orkestruara nga po ky klan. Jam i bindur se këto sulme nuk do ta ndalin punën e gazetarëve kundër krimit, përkundrazi”, ka shkruar Molliqaj në Facebook

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.