Deputeti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj në konferencën e jashtëzakonshme së bashku me kryetarin Visar Ymerin ka thënë se rasti i 4 aktivistëve që u dënuan sot me mbi 20 vjet burg do të përfundojë me pafajësi.
‘’Ky rast do të përfundojë me pafajësi për aktivistët tanë, e di që dikush mundet me mendu ndryshe por e vërteta e fundit ka me qenë se këta aktivistë do të jenë të pafajshëm.
E thonë provat dhe dëshmitë. E them publikisht ashtu sic janë dënuar këta, ka mund të jetë edhe secili aktivisst i VV-së sepse qëllimi është i qartë, me tentu me iu bë dëm VV-së, por iu ka dështuar.’’, tha Molliqaj, transmeton Periskopi.
Ai ka ftuar mediat që të shkojnë dhe t’i marrin proceverbalet në gjykatë dhe ‘nëse ndonjëri prej juve dëshmon të kundërtën, ne do të marrim përgjegjësi morale e politike.’