Dardan Molliqaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka komentuar incidentin e ndodhur sot në Malishevë.
Vetëvendosje përmes një komunikate kishte bërë me dije se aktivistë të Nismës për Kosovën e kishin sulmuar kandidatin e tyre për asamblist, Muhamet Bytyqin.
Lidhur me këtë vepër, Molliqaj ka thënë se “partitë e PAN-it nuk mund ta ndalin humbjen e tyre në zgjedhjet lokale”, dhe se “Muhamet Bytyrqi nuk i ka faj Nismës që e ka keqqeverisur Malishevën”, përcjellë Indeksonline.
“Partitë e PAN-it nuk do të mund ta ndalin humbjen e tyre në zgjedhjet lokale, duke sulmuar asambleistët e VETËVENDOSJE!-s. Muhamet H Bytyqi nuk i ka faj NISMË-s që ka keqqeverisur me Malishevën. Kriminelët do të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë për çdo krim që kanë kryer, përfshirë ato ndaj aktivistëve tanë”, ka shkruar Molliqaj.
Theme : Good News Lite