Dardan Molliqaj i akuzuar per lidhje kriminale!
Zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes, sekretari i shkarkuar Dardan Molliqaj dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti janë dorëzuar përball akuzave të denoncuara nga zyrtarët e PDK-së dhe pas debateve në rrjetet sociale.
Ditë më parë kur dega e PDK-së denoncoi korrupsionin dhe krimin e organizuar në Komunën e Prishtinës që udhëhiqet nga Vetëvendosje, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti u mundua të largoj vëmendjen prej akuzave duke mos u përgjigjur në to ppr duke akuzuar PDK-në.
Ai zgjodhi vetëm dy fjalë që ti shkruaj në Facebook: shpifje, shpije.
Shpend Ahmeti nuk reagoi as ditët e fundit kur mediat raportuan për banesën që nëna e tij u zbulua se e koshte blerë në Shëngjin, edhe pse pensioniste.
Njëjtë si Shpendi, sot përballë polemikave dhe denoncimeve të publikuara nga PDK u dorëzua edhe sekretari i shkarkuar i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj, i cili akuzohet nga PDK se është udhëheqës i bandës kriminale në VV që kontrollon çdo punësim në Prishtinë. Pas polemikave të ashpra me Blerand Stavilecin nga PDK, Molliqaj veproi njëjt si Shpendi, duke mos pasur përgjigje në akuzat e denoncuara ai shkroi në Facebook vetëm dy fjalë: blla blla.
Edhe pse zyrtarët e Vetëvendosjes po u ikin ballafaqimeve pas denoncimeve të shumta, zyrtarët e PDK-së kanë paralajmëruar denoncime të reja për keqqeverisjen e Vetëvendosjes në Prishtinë dhe për të gjitha këto, PDK e bënë përgjegjës kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin si udhëqës të grupit të Dardan Molliqajt i cili më pas realizon përmes Shpend Ahmetit punësimet e militantëve dhe tenderët për kompanitëbe zyrtarëve të Vetëvendosjes.