Dardan Molliqaj e pranon humbjen e thellë në këtë komunë!

  23 Nov 2017

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj duke folur për rezultatin e zgjedhjeve locale, ka pranuar humbjen në Decan.

Ai ka thënë se përkundër që AAK ka blerë vota, ka lëshuar certifikata të veteranëve, megjithatë kanë fituar.

“Unë edhe ia kam uruar. Kandidati i tyre ka fituar mbi 11 mijë vota e i yni mbi 2 mijë vota”, ka thënë ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se ka pritur që të paktën te jenë në balotazh në Decan.

Molliqaj ka thënë se VV është realiste dhe se e pranon realitetin, pa qenë arrogant.

Ndërkaq, analisti politik, Haki Abazi ka thënë se Vetëvendosja është shumë arrogante.

Ndryshe, gjatë zgjedhjeve ka pasur një përplasje të vazhdueshme ndërmjet Dardan Molliqajt e Daut Haradinajt, se kush do të jetë fituesi.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.