Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka akuzuar Lidhjen Demokratike për koalicionin e arritur sot me PDK-në në Kamenicë.
Sipas Molliqajt koalicioni që është arritur sot nga LDK me PDK-në tregon se kjo parti është në prehër të SHIK-ut.
“Më është dukur e pakuptueshme se si LDK nuk po pranon askund që të bëjë koalicion me ne për ta larguar PDK-në nga pushteti. Por me koalicionin e sotëm në Kamenicë në mes të LDK-së dhe PDK-së, u hoq maska e fundit e LDK-së”.
“Në Kamenicë LDK-ja u lidh me SHIK-un. Ashtu siç është lidhur gjithmonë pasi ka gënjyer elektoratin që asnjëherë nuk do të bëjë koalicion me ta. Por pazaret e natës nuk do ta ndalin ndryshimin që do të ndodhë me Shpendin, Mytaherin, Samiun, Qendronin, Basriun dhe Ajetin”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.