Lutfi Haziri do të vazhdojë të jetë kryetar i Komunës së Gjilanit edhe për një mandat – shkruan Periskopi.
Ky është rezultati i Exit Poll’it për Komunën e Gjilanit, të prezantuar nga drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu.Haziri, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve kishte marrë 43 për qind të votave, pasuar nga kandidati i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, me të cilin u përballë në balotazh.
Kurteshi në raundin e parë të votave kishte marrë 27 për qind të votave.