Dalin prapaskena të reja rreth mënyrës se si u ‘eliminua’ ky person për të udhëhequr VV-në!

  08 Dec 2017

Ish- anëtari i Lëvzijes Vetëvendosje, Arton Muhaxheri ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në partinë e drejtuar formalisht nga Visar Ymeri.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se problem në Vetëvendosje, ka filluar që nga koha kur u tërhoq Albin Kurti dhe në krye të VV-së e solli Visar Ymerin.

Shënimi i plotë:

Ashtu siç e thash më herët problemi në Vetëvendosje ka filluar qysh në kohën kur Visar Ymeri u propozua per kryetar tinëzisht nga Albin Kurti. Ndonëse Visari asnjëherë nuk ka qenë kryetar përveçse një figur e Albinit.
Aso kohe pergaditeshin zgjedhjet e brendshme dhe te gjithe mendonin qe Albin Kurti do te kandidohej, pikerisht ne momentet e fundit para se te skadonte afati per kandidim, Albini pati ftuar konference per media dhe e propozoj Visar Ymerin per kryetar.

Dhe kete e beri per tri arsyje; e para per te ia pamundesuar Shpendit kandidimin per kryetar te VV’se , per ta pasur nen kontroll organizaten dhe per te mos e djegur mandatin sepse me statut te VV’se kryetar nuk mund te jesh me shume se dy mandate rradhazi.

Albini ne vazhdimesi ka qene i informuar nga mercenaret e tij nga Shqiperia qe i delegonte neper degë dhe e maste disponimin e antarësisë.

Mirëpo skenari se si do te duhej te vazhdonte eshte qe Albini te behet serish kryetar i Vetëvendosjes ndërsa ti margjinalizonte edhe me teper kundershtaret e tij. Por me qe Visari doli nga skenari sepse ka ndryshuar krahë duke ju bashkuar tezakut te tij Shpendit i ka nxjerrë goxha punë Albinit.

Por ajo qe dihet sigurt eshte se në çdo variant fundi nuk do te jete i lumtur.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.