Dalin përgjime të reja të PDK-se

  11 Dec 2017

Në vitin 2011, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, kishte tentuar të bëhej pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo bëhet e ditur nga përgjimet e papublikuara deri tash, të cilat i ka siguruar Kohavisioni.

Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Besim Beqaj dëgjohen teksa përpiqen të sigurojnë një pozitë, për kryeprokurorin që asokohe ishte Kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë.

Në një moment Kadri Veseli kishte thënë se Leka mund t’i ndihmojë edhe nga pozita ku ishte, për çka kishte mbështetjen e tyre.

https://koha.gjirafa.com/?video=pergjimet-e-reja-shperfaqin-planet-e-pdkse-per-aleksander-lumezin

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.