Dalin emrat e ekipit negociues të LDK-së, për koalicion. Por ja çka thonë nga kjo parti në Prizren

  28 Oct 2017

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli, ka konfirmuar për ‘GazetaBlic’ se është krijuar një ekip negociues për të biseduar me partitë politike në Prizren.

Avdyli tha se kanë pasur ftesa nga partitë tjera, dhe këta kanë pranuar të bisedojnë por qëndrimi i LDK-së për koalicione mbetet i pa lëkundur.

“Po është e vërtetë që jemi duke biseduar me partitë tjera, sepse na kanë ftuar dhe ne nuk mund t’i refuzojmë, por LDK nuk ka ndryshuar qëndrim, nuk do të bëjë koalicioni me asnjë parti në Prizren”, ka pohuar Avdyli.

Avdyli më tej ka thënë se LDK është më mirë të qëndrojë në opozitë në Prizren.

Ndërsa sipas portalit Prizreni Press, këta janë emrat që janë caktuar të mbajnë takime me Vetëvendosjen dhe PDK-në: Haxhi Avdyli, Haziz Hodaj, Fatmir Memaj, Xhavit Ukaj dhe Hatim Baxhaku.

Ndërkaq, komuna e Prizrenit do të shkojë në balotazh me kandidatët Shaqir Totaj nga PDK, dhe Mytaher Haskuka nga Vetëvendosja