fbpx
Daçiq vjen me një kërcënim për Kosovën e Shqipërinë

Daçiq vjen me një kërcënim për Kosovën e Shqipërinë

  10 May 2019

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic deklaroi sot se ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’ që po shtyhet prapa krahëve të Serbisë është “pështyrje në fytyrë” për Bashkimin Evropian dhe të gjithë ata që po provojnë të bindin Serbinë që të jetë “e qetë dhe konstruktiv”.

Kryediplomati serb Ivica Dacic, shtjelloi deklaratat e udhëheqësisë së Prishtinës dhe Tiranës për bashkim, e sipas tij kutia e pandorës është hapur moti me pranimin e shtetësisë së Kosovës e këto ngjarje të fundit janë promovim i ‘Shqipërisë së Madhe’.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, kujtoi se atëherë kur serbët po jepnin alarmin për bashkimin e shqiptarëve, të gjithë ju thoshin se është fantazi, e tani Rama e Thaçi flasin hapur tha ai. Dacic doli nga paranoja në kërcënim duke thënë se “kësaj paturpësie i duhet një përgjigje e ashpër”.

Sipas fjalëve të Dacic, Prishtina e Tirana e kanë habitur bashkësinë ndërkombëtare se në “kaos edhe të menqurit dalin budallenjë”. I pyetur për se si do të reagojë bashkësia ndërkombëtare Ivica Dacic, sot plot ‘aforizma’ tha se do të presin pasi po duken si kuvend murgjish tibetianë.