Dacic provokon Pacollin : Kosova nuk i ka votat per UNESCO

  21 Sep 2017

Pas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq edhe ministri i jashtëm serb i është kundërpërgjigjur ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli për UNESCO-n.
“Është gënjeshtër shumë e madhe deklarata e Pacollit që Kosova ka vota të mjaftueshme për anëtarësimin në UNESCO. Këtë temë unë dhe presidenti Vuçiq e kemi ngritur në të gjitha takimet tona”, ka thënë Ivica Daçiq.

Sipas tij, edhe nëse Kosova provon të aplikojë, do të dështojë sikurse para dy viteve, duke thënë se ato shtete që kishin abstenuar herën e fundit tani do të votojnë kundër.

Reagimet e zyrtarëve nga Beogradi vijnë pas deklaratës së Pacollit se Kosova i ka votat e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në UNESCO.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.