fbpx

Çun Lajqi i deshperuar me Haradinajn, keto jane fjalet prekese te tij

  29 Sep 2017

Aktori i njohur Shqiptar Çun Lajçi, është ndjerë tejet i dëshpruar me koalicionin e AAK-së-Nisma-së dhe PDK-së.

Në veçanti ai është ndjerë i dëshpëruar me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, nga i cili pret që ta voton edhe demarkacionin.

Postimi i plotë:

Unë artisti s’ta kam pas borxh dëshpërimin

Komandant i Dukagjinit!

Të erdha n’Strasbourg me nji strajcë poezi lum miku, dhe plot me mall t’i lexova e pastaj gojarisht ta thash:

” kthehu me pisha të dhezuna në brina dhishë, me kunorë therrash rreth qafe, dhe ik prej luleve të mbushura grejza”por nuk e paske pas kuptue!

Tani Çakorrin e Kullën frigohem se do ta votosh edhe Ti, e mua s’me mbetet tjetër veç me ia ba gjamën.

Unë vertetë s’e kuptuekam politikën, por as Ty lum miku.

Ç’krijesë qenka ky soj shqiptari.

A kështu paskan qenë edhe t’parët?

Sa dëshpërim në kët mengjes Maji të vitit marroç 2017!!!