Çun Lajçi tregon se pse kanë të drejtë ta urrejnë Hashim Thaçi e Azem Syla

Aktori i mirënjohur kosovar Çun Lajçi, shumë aktiv kohëve të fundit edhe për kundërshtimin e fuqishëm ndaj demarkacionit me Malin e Zi, përmes një postimi ne në Facebook, ka rikujtuar vitin 1999, kur thotë t’u ketë dalë në ndihmë komnadantëve të UÇK-së dhe familjarëve të tyre.

Lajçi duke iu adresuar presidentit Hashim Thaçi dhe ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylës, thotë “Keni të drejt t’me urreni Ti komandanti ” Gjarpni ” e Ti komandanti “Daja”.

Ai regon se në vitin 1999 kishte marrë bashkëshorten dhe djalin e presidentit Hashim Thaçi e i kishte strehuar, për t’i përcjellë më pas për në Tiranë, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Lajçit:

“z. Hashim Thaçi

Keni të drejt t’me urreni Ti komandanti ” Gjarpni ” e Ti komandanti ” Daja “

Sepse gabova që si ndëgjova nemtë e Sabri Fejzullahut drejtuar Juve që zbrisnit nga malet, por me 1999 dola n’Banhofin e Frankfurtit me kërkesën e Remzi Ejupit dhe e mora të ta strehoj djalin kërthi me nusën tande të grueja e Remziut e të nesërmen ti përcollem për Tiranë pa dokumenta e pa pagesë. Dhe kurrë s’u pendova!

Edhe “Dajën ” e mora me babën tue dekë po n’at Banhof të Frankfurtit dhe e çova n’hotel pague poashtu nga z. Ejupi e të nesërmen për Tiranë pa dokumenta e pa pagesë, sepse unë ( si shumë të tjerë ) t’andrrova çlirimtarë e jo njeri që pas 16 vitësh tokat Rugovase të gjysh s’tërgjyshit do t’ia nënshkruash pa pikë dhimte Malit Zi.
Tani mund të me urreshë që shpresova se lëkurën e gjarpërit ia vare armikut n’qafë maleve jo vllaut n’paqe!

Kryesorja të rroj Kombi Shqiptar me shtetsi Kosovare z. Hashim Thaçi se uji do të rrjedhë Grykës Rugovës edhe pa mua e Ty!” (sic), ka shkruar Lajçi.