Çudia që ndodhi në Drenas, ja sa vota është diferenca mes Lladrovcit e Demakut

  24 Oct 2017

Partia Demokratike e Kosovës, që nga paslufta udhëheq me komunën e Drenasit.

Drenasi njihet si bastion i PDK-së, dhe si i tillë ka mbetur edhe në këto zgjedhje kur në garë nga kjo parti ishte Ramiz Lladrovci.

Sipas statistikave të zgjedhjeve mes vitit 2013 dhe 2017, PDK thuajse ka mbetur e njëjta me vota në Drenas.

Në vitin 2013, kandidati i PDK-së, Nexhat Demaku, kishte arritur të fitoj me 13,550 vota apo 64,7 për qind.

Ndërsa sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në zgjedhjet e 22 tetorit, Ramiz Lladrovci ka fituar pak më shumë vota se Demaku.

Lladrovci ka arritur të fitoj një mandat të plotë katër-vjecar në Drenas me 13.683 vota, apo në përqindje 58,99.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.