CR7 nuk është arsyeja pse Bolt është tifoz i Manchester Unitedit

Usain Bolt pa dyshim se është një prej aleteve më të mirë që ka njohur historia.

Ai ka thyer rekordet më të mëdha botërore të vrapimit dhe më mirë për të flet historia që ai ka shkruar.

Bolt megjithatë njihet si tifoz shumë i madh i futbollit, sidomos i klubit anglez, Manchester United.

 Shumë tifozë kanë menduar se ishte Cristiano Ronaldo ai që ka shtyrë Boltin ta dashurojë Unitedin, por nuk është kështu.

Në një ngjarje të fundit nga kompania e njohur Hublot, ishte Bolt ai që u ndal nga gazetarët për t’u pyetur rreth futbollit.

Ai potencoi se është Ruud Van Nistelrooy që e ka shtyrë të jetë tifoz i Manchester Unitedit.

“Van Nistelrooy është arsyeja pse unë jam tifoz i Unitedit. Ai ishte lojtari më i mirë”, u shpreh Bolt.

Usain Bolt shpesh shkon t’i shikojë ndeshjet e Unitedit bashkë me tifozët tjerë në mënyrë shumë modeste.