Conor McGregor zbulon datën e kthimit në tetëkëndësh

Conor McGregor zbulon datën e kthimit në tetëkëndësh

  16 Sep 2019

Përmes një cicërime në Twitter, Conor McGregor e ka zbuluar datën se kur do të kthehet në tetëkëndësh.

Ish-kampioni i peshave të lehta në UFC nuk e ka futur këmbën në tetëkëndësh që nga humbja e tij nga Khabib Nurmagomedov tetorin e kaluar, dhe ai njoftoi pensionimin e tij nga artet marciale të përziera në muajin mars.

Por rikthimi i tij u përfol shumë javët e fundit që nga një intervistë me ESPN në gusht në të cilën ai tha se ai “do të kërkonte” një luftë për “fundin e vitit”, përcjell lajmi.net.

Tani, megjithatë, duket se 31-vjeçari po përgatit rikthimin afër shtëpisë së tij.“Dublin, 14 dhjetor”, shkroi ai në Twitter të hënën.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.