fbpx
‘Çka mendoni për Vuçiqin?’ – Kjo është përgjigja e Duda Balje

‘Çka mendoni për Vuçiqin?’ – Kjo është përgjigja e Duda Balje

  12 May 2019

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës tha se komuniteti që ajo përfaqëson janë kosovarët më të pastër që jetojnë në Kosovë.
Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, e ftuar në një televizion boshnjak, ka folur për problemet me të cilat përballet ky komunitet në Kosovë.

Ndër pyetjet e tjera, deputetja është pyetur se çka mendon për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, Duda Balje tha: “Për të nuk mendoj fare, asgjë”.

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës tha se komuniteti që ajo përfaqëson janë kosovarët më të pastër që jetojnë në Kosovë.

“Ne jemi kosovarët më të pastër në Kosovë, duke e pasur parasysh se jemi të vetëm, s’e kemi mbështetjen e askujt. Kur duhet të votojmë diçka në Parlament, unë s’kam se kë ta thërrasë për konsultime. Shoh se Lista Serbe nuk hyn në Kuvend pa e pyetur Beogradin, pra janë 100 për qind nën direktivat e Beogradit. Unë aty jam e vetme me koalicionin tim, me njerëzit brenda koalicionit tim. Pra, e them publikisht edhe këtu, siç e kam thënë edhe më parë, se ne jemi kosovarët më të pastër. Definitivisht jemi kosovarët më të pastër”, deklaroi ajo.