Une qe kater vjet e kam dite qe Shpend Ahmeti eshte nje mashtrim i madh. Eshte vec nje iluzion optik, e asgje me shume.
Dardan Islamit e Haki Abazit ju deshten kater vjet per me e kuptu kete gje.
Te dyte keta, m’kane shajte mu, pse e kam shajte Shpendin. Thojshin qe jam prej Çabiqit – ah cfare fshati i bukur! – e nuk po e kuptoj Prishtinen. Te dyte keta e kane ndihmu Shpendin per me u zgjedh kryetar, sepse thojshin katunaret nuk e kuptojne Prishtinen. Tash, te dyte keta, permes FB’ut, po thojne qe Shpendi eshte mashtrues, tinzar etj.
Bote e cuditshme.
Une nuk e di pse keta jane prishe me Shpendin, mirepo une e di qe prej Shpendit kurre nuk e kam kerku asnje favor ne keto kater vite. Perkundrazi, une ia kam bo nje favor Shpendit. E kam pagu taksen per legalizimin e shtepise ne Veternik, diku rreth 5 mije euro vlere. Ne kembim, Shpendi ka investu ne lagjen time nje pllake ne te cilen shkruan emri i rruges – me nje vlere 30 – 50 cent.
p.s.
Kerkoj falje, as pllaka e rruges nuk qenka investim i komunes – projekt i Bashkimit Evropian qenka. Pra, golloguz sa i perket investimeve te komunes ne Veternik.