Çka i tha Kadri Veseli deputetit Milaim Zeka para se te sulmohej nga Frasher Krasniqi!

Deputeti, Milaim Zeka ka befasuar me një deklaratë që e ka dhënë për herë të parë në mediet në Shqipëri, përkatësisht në emsionin Zonë e Lirë në TVKlan.

Ai ka thënë se dhjetë ditë para se të grushtohej nga kolegu i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, kishte marr një paralajmërim jo të mirë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, transmeton AktivPress.

Kryeparlamentari, siç ka thënë ai, e ka këshilluar që të ruhet e të mos endet i vetmuar, pasi kishte informacione se ishte duke u përgatitur një sulm fizik kundër tij.

E gjitha kishte ndodhur pasi ai kishte thënë në seancë plenare se politikanët e LDK-së ia kanë kthyer prapanicën Vuçiqit.

Zeka nuk ka treguar se si e ka ditur Veseli që ai do të sulmohej.

Përplasja e tij me Krasniqin në studio të Klan Kosovës, më vonë u bë lajm jo vetëm vendor, por edhe ndërkombëtar.