fbpx

Çka është “treni bullgar”, për të cilën po e akuzon PDK- VV-në!

  30 Nov 2017

Profesori i Shkencave Politike, Arben Qirezi ka reaguar pas akuzave që sot PDK ia ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje për kinse abuzimin masiv me vjedhje të votave.

Qirezi në një shënim në Facebook ka shpjeguar se çka është “treni bullgar”, derisa ka thënë se PDK se paska idenë se çka është ky fenomen, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë i tij:

Ne konferencen per shtyp te PDK po thuhet se ne Prizren eshte deformuar vullneti i qytetareve permes trenit bullgar.

Sa per sqarim, treni bullgar eshte metode e manipulimit te zgjedhjeve me c’rast, votuesve qe jane te gatshem te shesin voten e tyre, apo qe detyrohen nga frika te votojne per ndonjeren parti ose kandidat, u jepen fletevotime te plotesuara para se te hyjne ne vendvotim apo ne qendren votuese.

Pastaj, kur hyn ne vendvotim, votuesi e merr fletevotimin e zbrazet, por e fut ne kuti te votimit fletevotimin e plotesuar qe ia kane dhene paraprakisht dhe e merr me vete fletevotimin e paplotesuar qe e ka marre ne vendvotim.

Nese ka ndodhur kjo kudo ne Kosove, atehere prania e fletevotimeve te falsifikuara paska qene e madhe, ose zyrtaret e PDK-se nuk e dijne cka dmth treni bullgar.