fbpx

Çka e frikësonte vajzën e Çun Lajqit para se të vdiste?

  01 Dec 2017

Dita ditës, janë prindërit ata të cilët dhimbjen e ndjejnë edhe më shumë

E këtë e tregojnë përmes letrave të shumta adresuar vajzës së tyre e cila para disa ditësh ndërroi jetë, duke i lënë ata përgjithmonë të pikëlluar.
Mes shumë letrave dhe poezive, të cilat dhimbja i nxori jashtë shpirtit të tyre, rreshtat që babai i saj ka shkruar për të, prekin çdo lexues. E mes tyre, veçohet edhe rasti i poezisë të cilën e kishte shkruar aktori para disa viteve, të cilën vajza e tij e kishte zbuluar, dhe gjithmonë ishte frikësuar se babai i saj do ndërronte jetë, shkruan Kosovarja.

“Nuk t’kërkova falje kurrë Bubulinë, për atë vjershën e shkrueme

“ kur të nisëm mbi katër krahë, s’ka me dijtë askush”

që shkrua e kisha për vete, e që ti m’u pate idhnua: mos shkruej për vdekjen babë m’the!

Tani që jemi larg njeri tjetrit e thirrjet e zakonshme babë…nanë… s’po ti ndegjoj ma, se shumë det e ujë kemi ndermjet, tani unë po të idhnohem që rrugën mbi katër krahë e bane ti para meje.

Shumë herë vdekjen vetës ia dëshirova, vetëm ty të shnoshë me t’pa, prandaj e pata shkrua at dreq poezie, e ti tue u tutë se po ta hante dreqi plakun, me nxitim ike para meje.”

Është ky fillimi i letrës me kërkim faljeje, për vajzën e tij që gjithmonë ishte frikësuar se mos po I vdes babai… E kush e priste që ajo do të shkojë…