Çka bëjnë VIP-at në jetën e përditshme, profesioni i Gjikos do t’ju habis
Profesioni i tyre si artistë në sferën e muzikës i bëri që sot të gëzojnë famën e cila po i ndjek në çdo hap të karrierës e përditshmërisë së tyre, shkruan Kosovarja.
Bëhet fjalë për disa prej këngëtarëve shqiptarë dhe njëherit ndër më të kërkuarit e tregut muzikor aktualisht, të cilën bëjnë jetë përrallash falë përfitimeve nga muzika e veç kësaj edhe profesioneve dytësore.
Mbase për disa prej tyre, edhe mund të jeni informuar me raste, por jemi të bindur se jo të gjithë i njihni për profesionin e tyre të dytë që ushtrojnë krahas muzikës.Po i përmendim vetëm disa prej emrave që i kërkoni dhe argëtoheni me këngët e tyre të cilat shndërrohen në hite brenda pak kohe lansimi.
Ledri Vula reperi më i suksessëhm aktualisht, njihet edhe për ndërhyrjet brenda projekteve të tij për faktin se ka të përfunduar edhe shkollimin për regji filmi e njëherit edhe si menagjer biznesi.Një këngëtare tejet e suksesshme kohët e fundit është edhe Nora Istrefi për të cilën me plot bindje nuk e keni idenë se me profesion është dizajnere. Të paktën është dashur të mendohet, derisa cilësohet si një ndër femrat më me stil të estradës, shkruan Kosovarja.
Altuna Sejdiu e distancuar prej kohësh nga muzika, ka edhe një profesion të dytë të cilin nuk e ushtroi asnjëherë deri tani, por shkollimi i saj i përket fushës së gazetarisë. Mbase në një të ardhme edhe mund t’a shohim në modelim apo projektet televizive.Eliza Hoxhën e njihni si një këngëtare tejet unike në trajtimin e temave dhe videoklipeve të realizuar, por jo edhe si arkitekte mjaft të zonjën e besa dikur edhe fotografe.
Krahas repit si profesion parësor që po i sjell tejet famë e përfitime reperi Gjiko ushtron profesionin prej stomatologu gjë që për shumë kënd mund të jetë detaj i panjohur.Estrada jonë ka edhe jurista, e ndër ta është këngëtarja e dashur Zanfina Ismaili të cilën e njohim vetëm në sferën e këndimit, por jo më tej.
Derisa edhe mjekësia ka gisht në estradën muzikore, madje kohët e fundit është aq e pandashme sa nuk mund të mendohet pa të, por kësaj radhe nuk e kem fjalën për kirurg të operacioneve plastike.Naim Abazi njihet si një mjek mjaft i shquar në punën e tij, e tash prej vitesh edhe si një moderues emisioni i cili i dha nëm pafund në botën e showbizit