fbpx
Cilën këngëtare shqiptare zgjedh French Montana për bashkëpunim në projektin e tij të madh!

Cilën këngëtare shqiptare zgjedh French Montana për bashkëpunim në projektin e tij të madh!

  16 Oct 2017

French Montana zgjedh Dafinën: Projekti i tij i madh do jetë arritje edhe për këngëtaren shqiptare

French Montana është ndër artistët të cilët po ecin më së shumti në rrugën e karrierës së tyre muzikore. Fansat dhe ndjekësit e tij po rriten shpejtësi dhe duket se reperi është një artist gjithnjë në ngjitje. Fat ka qenë edhe për këngëtaret shqiptare, Era Istrefi dhe Dafina Zeqiri të cilat kanë pasur mundësinë të punojnë me French Montana-n.

Sipas një lajmi të fundi që del në rrjete sociale, në albumin e ri ‘Famous’ të French Montana-s do të jetë edhe Dafina Zeqiri, një detaj ky që sigurisht i jep mjaft krahë këngëtares shqiptare e cila po përpiqet të bëhet pjesë e tregut të huaj muzikor në mënyrën më të mirë.