Cila ishte pyetja të cilës krerët e Vetëvendosjes hezituan t’i japin përgjigje?

  12 Dec 2017

Visar Ymeri ishte duke i bërë thirrje aktivistëve që të mos përdorin gjuhë fyese ndaj figurave të Lëvizjes Vetëvendosje, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së partisë.

Teksa e mbylli fjalimin para mediave, gazetarët kërkuan nga Ymeri të dinë nëse “ka përçarje brenda Lëvizjes Vetëvendosje”. Pranë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje ndodheshin edhe dy anëtarët e tjerë: Shpend Ahmeti dhe Ismajl Kurteshi.Të tre refuzuan t’i përgjigjen pyetjes së gazetarëve, por shprehjet në fytyrat e tyre ishin të ndryshme.

Për dallim nga prononcimi për media që e kishte bërë Shpend Ahmeti sot gjatë ditës, ku kishte thënë se “nuk ka përçarje brenda partisë”, kësaj radhe kryetari i Prishtinës buzëqeshi në pyetjen e gazetarëve.

Por, Ymeri e injoroi plotësisht pyetjen, duke ia kthyer shpinën gazetarëve, para se të nisej së bashku me Kurteshin e Ahmetin për në ambientet e brendshme të selisë së Vetëvendosjes.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.