fbpx
Cila ishte porosia e Britanisë përmes zyrtarit të saj? Flet Haradinaj

Cila ishte porosia e Britanisë përmes zyrtarit të saj? Flet Haradinaj

  13 Mar 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, ka thënë se kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta Blic.Ai përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Kosova është e përkushtuar për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

“Me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, bashkëbiseduam për zhvillimet politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. E vendosur për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon, Kosova është thellësisht e interesuar për arritjen e marrëveshjës finale me Serbinë, në thelb të së cilës qëndron njohja reciproke në kufijtë ekzistues, përfshi kapitullin e tregtisë së lirë”, ka shkruar ai.

Sipas Haradinajt “Kosova ka folur me një zë dhë për këtë ka votuar në Kuvend Ligjin dhe Platformën për Dialog, që përfaqëson unitetin e institucioneve tona. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën dhe qëndrimin e palëkundur në ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

”Ndryshe, Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moor para disa orësh është takuar edhe me ekipin shtetëror nga ku u tha se është kërkuar pezullimi i taksës për t’i hapur rrugë dialogut Kosovë- Serbi./Gazeta blic