Cila ishte arsyeja që ambasadori i SHBA-së zhvilloi takime me Kadri Veselin? (Foto)

  29 Nov 2017

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës, Kadri Veselin.

Arsyeja e takimit nuk është bërë e ditur, derisa i njëjti mund të ndërlidhet edhe me seancën e sotme ku pritet të shqyrtohen një sërë pikash të ndryshme.

E njëra prej tyre është edhe Projektligji për liritë fetare për të cilat diplomati nga SHBA-ja kishte sugjeruar që të miratohet nga Kuvendi.

“Projektligji për liritë fetare është i mirë për të gjitha besimet dhe sekularistët, lufton ekstremizmin. Është mirë për Kosovën dhe unë i kërkoj Kuvendit të miratojë këtë ligj!” kishte deklaruar Delawie ditë më parë, shkruan Indeksonline

Derisa burime brenda takimit kanë thënë për “Indeksonline” se Veseli dhe ambasadori kishin takim të rregullt. “Po, në këto takime të rregullta ata folën për zhvillimet politike ne vend, puna e institucioneve, koordinimi…”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kuvendit pritet që vazhdojë punimet e seancës plenare e cila u ndërpre javën e kaluar pas arrestimit të tre deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Kjo seancë sipas paralajmërimit të Kuvendit, do të nis nga ora 10.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.