Çfarë u tha Thaçi ambasadorëve ditën kur kërkohej shfuqizimi i ligjit të Specialës?

  25 Dec 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të dalë kundër vullnetit të deputetëve lidhur me ligjin për Specialen.

“Nuk do të vije deri tek dorëheqja ime sepse nuk jam për të bllokuar por për të kryer punë. Nuk dal kundër vullnetit të Kuvendit.

Sikurse ligji të shfuqizohej e të vinte në tavolinën e Presidentit do ta nënshkruaja sepse çdo ligj që kalon procedurat e Kuvendit dhe ma jep mendimin zyra ligjore e nënshkruaj”, ka thënë ai.

Thaçi ka treguar se çka u kishte thënë ambasadorëve atë ditë.

“Ambasadorët kanë qenë në zyrë dhe kemi biseduar për këtë çështje. Ata kanë kërkuar shpjegime që me mundësitë dhe informatat që posedoja jam munduar ti prezantoj por kam theksuar qartë se ën iniciativa kushtetuese dhe ligjore Presidenti nuk mund të dal kundër.

U kam thënë se nuk mund të frenoj vullnetin e deputetëve. Iu konfirmova atyre se çdo vendim i imi do të jetë kushtetues dhe ligjor”, theksoi ai

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.