fbpx

Çfare thote Kurani mbi homoseksualitetin!

  06 Oct 2017

“Ju jeni një popull që i tejkalon të gjithë kufijtë e së keqes” Komentimi i ajeteve 80-84 të kaptinës El – E’araf

“Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: “A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush. Vërtet, ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë.

Po ju jeni popull i shfrenuar”. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thonë: Dëboni ata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (i largohen të shëmtuarës). Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, pos gruas së tij që mbeti aty (ndër të shkatërruarit). Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve! “.(El-E’araf, 80-84.)

Allahu xh.sh. në librin e tij fisnik, ngjarjen e Lutit a.s. dhe popullit të tij e përmend në shtat kaptina të Kur’anit. Sipas paraqitjes së ngjarjes identike me disa detaje të ndryshme, në ato kaptina ceket shembulli i popullit të Lutit a.s. si shembull i ndërgjegjes njerëzore perverse efektet e së cilës ishin të panjohur më parë në historinë e njerëzimit. Kjo vepër e shëmtuar dhe e ndytë, marrëdhëniet mashkulli me mashkull, ata që kanë bërë, është forma përfundimtare e perversionit dhe degradimit të natyrës njerëzore. Kjo është një akt me të cilin njerëzit u zhytën në gjolin e poshtërsisë, ndyrësisë, zhvlerësimit dhe turpërimit të burrërisë dhe njëkohësisht degradim i ruajtjes të llojit njerëzorë.