Çfarë thoshte Adelina Ismaili për Enver Sekiraqën (Video)

  27 Oct 2017

37 vjet burg i janë shqiptuar Enver Sekiraqes. Ai u shpall fajtor për nxitje të vrasjes të policit Triumf Riza e për haraç ndaj këngëtares Adelina Ismaili, që kishte një lidhje dashurie me të vrarin Riza.

Gjykimit të rastit Sekiraqa i erdhi fundi me një dënim prej 37 vjet burg për të. Një proces maratonik me shumë dëshmitarë dhe shumë polemika në sallën e gjyqit zbërtheu historinë deri më tani të panjohur të njërit ndër konflikteve më të mëdha në Prishtinën e pasluftës: atij ndërmjet Enver Sekiaqvs dhe Triumf Rizës së ndjerë. U përmend politika dhe u përzie edhe estrada…

Por sot Enver Sekiraqa është liruar, Enver Sekiraqa, i akuzuari për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, është liruar nga paraburgimi.

Riza ishte i dashuri i këngëtares së mirënjohur shqiptare Adelina Ismaili.

Më 4 shtator të vitit 2007 në Prishtinë u mbajt një marsh ku më shumë se 4 000 njerëz marshuan kundra vrasjes së Triumfit dhe kundër krimit.

Madje në këngëtarja Ismajli i ka kushtuar edhe një këngë policit Riza me titullin “Trimit Tim”