fbpx

Çfarë po ndodh? Vdes një tjetër pornostare në kulmin e karrierës

  16 Dec 2017

Pas ndarjes nga jeta të 23-vjeçares Agust Ames, një tjetër pornostare ka vdekur në moshë të re.

Siç raportojnë sot mediat ndërkombëtare, 31-vjeçarja Yurizan Beltran ose e njohur ndryshe si Yuri Luv është gjetur e pajetë në banesë e marrë me qira në California, SHBA, pikërisht nga qiradhënësi.

Sipas raportimeve, shkak i vdekjes së aktores së filmave me pullë të kuqe ishte mbidoza.

Lajmin e vdekjes së aktores e konfirmoi Dan Hogue, një drejtues i kompanisë Platinium, që merret me biznesin e pornografisë.

Në një deklaratë, ai ka shprehur keqardhje për ndarjen nga jeta të 31-vjeçares.

“E gjithë familja PornStar Platinum është në zi pas lajmit për humbjen e një prej anëtareve të familjes”.

Hogue tha se pranë shtratit të sah u gjetën shumë ilaçe.

Kjo ngjarje vjen vetëm disa ditë pas vdekjes misterioze të Agust Ames.

Bota e errët e pornos

Rrëfimet e vajzave që kanë punuar në këtë industri kanë treguar anën e rrit të tij biznesi edhe pse shumë fitimprurës. Në media janë publikuar intervista të ish-aktoreve të filmave me pullë të kuqe, të cilat kanë folur për dhunën që kanë pësuar, skenat që u është detyruat të përforcojnë pavarësisht dëshirës së tyre dhe ngarkesën psikologjike të kësaj pune.

Në një rrëfim, aktorja Samantha Jones shprehej: “Regjisorët e pashpirt, të cilëve nuk u intereson se sa jeni të lodhura, a keni të ftohtë apo a jeni të uritura pas xhirimeve 18-orëshe. Në kushte të tilla presin që edhe seksi anal të jetë fashinues!… Mashkulli ka çdo justifikim të mundshëm kur nuk mund të arrijë ereksionin për plot katër orë, ndërkaq për femrat nuk ka justifikim për asgjë”.

Ndërkohë aktorja japoneze Saki Kozai ka treguar se ndaj saj është ushtruar dhunë për ta detyruar të vijojë aktrimin në filmat me pullë të kuqe.

“Kam përdorur drogë për t’u qetësuar, sepse isha e paqëndrueshme. Isha e bindur se nuk mund të kthehesha prapa dhe kështu më është dashur të besoj te ata dhe të vazhdoja përpara”.