
Lionel Messi realizoi gol fantastik në fitoren e Barcelonës ndaj Olympiacosit me rezultat 3-1 të vlefshme për Champions League.
Por, sulmuesi argjentinas ka përfunduar në qendër të vëmendjes së mediave spanjolle për një gjest misterioz.
Gjatë një momenti të takimit, ai nxori diçka nga çorapet. E përditshmja katalanase “Sport” shkruan se Messi konsumoi një tabletë të glukozës në duelin ndaj Olympiacosit.
Ndërsa i pyetur për këtë gjë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde tha para gazetarëve në konferencën për media se “nuk e di (qesh)”.
Theme : Good News Lite