“Çfarë bëre kështu more baba, për një mur i vrave”

  26 Oct 2017

Pasi ekzekutoi kushërinjtë, autori i krimit ne Gjirokastër ka pasur ngarkesë të fortë psikologjike, i cili ndikuar edhe nga britmat e familjarëve të tij, tentoi të vrasë veten

“Çfarë bëre kështu?! Çfarë ishte kjo që u bëre atyre?!”, është dëgjuar të bërtas bashkëshortja e tij.
Edhe i biri 45 vjeçar, Roland Kosta, e ka qortuar jashtë në oborr të atin me tone mjaft të larta.

“Po çfarë bëre kështu more baba, për një mur i vrave?! Çfarë ke bërë kështu?”.

Qortimet e familjarëve janë shoqëruar me kujën e tyre për ngjarjen e rëndë, çka ka shtuar edhe më shumë ngarkesën psikologjike te 70 vjeçari, Aleko-Kosta.

Duke parë reagimin e familjarëve të tij, Kosta ka hequr siguresën e automatikut dhe tytën e drejtoi nga vetja e tij në drejtim të nofullës. Në atë çast ka ndërhyrë i biri, por qitja ka qenë më e shpejtë se reagimi i tij dhe kësisoj plumbi ka depërtuar nga pjesa e poshtme e mjekrës, duke tejshpuar nofullën e poshtme dhe doli në pjesën e majtë rreth 3 cm mbi syrin.

Në momentin kur ka mbërritur policia, Apostol Kosta ka qenë pa ndjenja.

Në spital ai ka marrë ndërhyrjen e parë nga mjekët kirurgë. Pasi ka rimarrë veten disi, ai mësohet se ka shfaqur pendesë në spital dhe më vështirësi ka arritur të artikulojë vetëm fjalët se “Çfarë bëra kështu unë…!”.

Trupat e viktimave kanë qëndruar katër orë në vendin e ngjarjes për shkak të problematikës që shfaqte granata e pashpërthyer.

Grupi hetimor kërkoi specialistë nga RENEA për ta demontuar. Sipas informacioneve nga grupi hetimor, specialistët e ardhur nga Tirana kanë arritur të demontonin granatën defensive që lëshoi në fillim Apostol Kosta, e cila nuk shpërtheu.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.