fbpx
Capello zbulon 11-shen e lojtarëve më të mirë që ka stërvitur

Capello zbulon 11-shen e lojtarëve më të mirë që ka stërvitur

  10 May 2019

Fabio Capello është njëri nga trajnerët më të mirë në histori të futbollit. Tekniku italian ka drejtuar skuadra të mëdha gjatë karrierës së tij si Real Madrid, Milan, Roma dhe Juventus.

Në portë është Gianluiggi Buffon, ndërsa mbrojtja është e çeliktë me Cafun, Maldinin, Baresin dhe Roberto Carlos.

Image

Dejan Savicevic, Redondo dhe Rud Gullit është treshja e madhe në mesfushë. Ndërkohë reparti ofensivë është i jashtëzakonshëm me Marco Van Basten, Raul Gonzalos dhe brazilianin Ronaldo.

Italiani në bankën rezervë e ka vetëm një futbollist dhe ai është ikona e Romës, Francesco Totti.

(Kosova Sot Online)