Burrë e grua në Kosovë e bëjnë njëri-tjetrin për spital

  29 Oct 2017

Të shtunën në Podujevë, rreth orës 15:00, një baba ishte paraqitur në polici, duke raportuar se vajza e tij është viktimë e dhunës nga bashkëshorti i saj.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar çiftin, të cilët kishin pësuar lëndime gjatë përleshjes në mes veti.

Ata janë dërguar për tretman mjekësor në QKMF – Podujevë.

Të njëjtit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe pastaj me urdhër të prokurorit janë liruar.

E dyshuara ka shkuar te prindërit e saj. Rasti është duke u hetuar

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.