Akuza të rënda ka lëshuar Bujar Cakolli kandidat për asamble Komunale të Prishtinës, në drejtim të Shpend Ahmetit.
Ai u shpreh ne Facebook se Shpendi ka qenë kukull e VetëVendosjes dhe se sa i përket mbamendjes Shpendi nuk do të kujtohet fare, ka shkruar kandidati për Asamble Komunale të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Bujar Cakolli.
Ja dhe postimi i tij i plote:
Vërtetë, nuk do të mbahesh mend Shpend Ahmeti!. Fort ka me të vra samari Shpend.
Tash është vonë edhe për fjalë. IK!
Sa i përket mbamendjes, ti Shpend do të kujtohesh si:
– Kukull e Vetëvendosjes që të ka përdor banda e Molotovit e cila ti ka sjellë qindra militantë të komunave tjera për t’i paguar me buxhetin e taksapaguesve të Prishtinës.
E, ata Prishtinës i kanë dhuruar gurë, mollotov, gaz dhe frikë.
– Keqpërdorues eklatant i pozitës zyrtare për prokurime publike dhe Leje ndërtimi,
– Fanatik në (keq) interpretime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare,
– Dështak në përmirësimin e jetës së qytetarëve,
Po, komuna e Prishtinës, kurrë nuk do të jetë si ishte, ashtu sikur ti, kurrë më nuk do ta kesh mundësinë ta marrësh, besimin e qytetarëve të Prishtinës, sepse, s’ke bërë asgjë për t’u mbajtur mend, ka shkruar Bujar Cakolli kandidat per Asamble Komunale te Prishtines, transmeton Kosova Republike
Theme : Good News Lite