fbpx
Braktisi LDK-në, i bashkohet PSD-së

Braktisi LDK-në, i bashkohet PSD-së

  11 Mar 2019

Partisë Social Demokrate sot i është bashkuar ish-asambleistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kamenicë, Njomza Dermaku.Lajmin e bëri të ditur, deputeti i kësaj partie Dardan Molliqaj nepërmjet një postimi në facebook.

“Ish-asambleistja e LDK-së në Kamenicë, znj. Njomza Dërmaku, nga sot na u bashkua në PSD dhe do ta vazhdoj punën e saj në kuadër të grupit të asambleistëve socialdemokrat”.

Molliqaj shtoi se PSD po vazhdon me takime dhe shtrirjen e kësaj partie në gjithë Kosovën.“Në vazhdën e takimeve punuese për shtrirjen e PSD-së, sonte ishim në Kamenicë ku diskutuam për shtrirjen tonë në fshatra e lagje”.Sipas tij takimet e tilla po mbahen në vazhdimësi.

“Takime të tilla po mbajmë çdo ditë gjithandej Kosovës. Deri në shtrirjen e frymës socialdemokrate në çdo cep të vendit”.