BOOM:Shkarkohet Aida Derguti!

  11 Dec 2017

Pas shpërthimit të skandalit në Lëvizjen Vetëvendosje, ku deputetja Aida Dërguti e kishte quajtur mut Albin Kurti, kanë vazhduar reagimet e panumërta. Përpos në rrjetet sociale dhe nga shumë Pika të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë kërkuar nga lideri i partisë, Visar Ymeri që të merren masa ndaj deputetes Aida Dërguti, një reagim i fuqishëm ka ardhur edhe nga edhe Qendra (dega) e Vetëvendosjes në Vushtrri, kryetare e së cilës është Aida Dërguti.Burime të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se Qendra e Vushtrrisë këtë reagim e ka dërguar dje në zyrën qendrore të VV-së në Prishtinë, i cili do të prezantohet sot në mbledhjen Kryesisë së këtij subjekti politik që do të mbahet për shkak të zhvillimeve të fundit.“Ne, ne vazhdimësi kemi kërkuar që të mbahet mbledhja e Këshillit të Qendrës për të diskutuar dhe marrë vendim lidhur me pozicionin e kryetares të Qendrës sonë (v.j. Aida Dërguti) mirëpo deri më sot nuk është mbajtur asnjë. Edhe mbledhja e paraparë për të dielën është anuluar, andaj si Qendër reagojmë si më poshtë: ‘Kryetarja e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, Aida Dërguti, nga sot nuk na përfaqëson në asnjë nivel vendimmarrës brenda dhe jashtë Lëvizjes Vetëvendosje’”, thuhet në reagimin e bërë dje nga Këshilli i Qendrës së VV-së në Vushtrri.

Këtë shkresë me të cilën VV e Vushtrrisë nuk e njeh Aida Dërgutin për kryetare, burime të sigurta të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se e kanë nënshkruar mbi 40 anëtarë të Këshillit të Qendrës dhe rreth 30 pjesëtarë të tjerë të strukturës së VV-së.Ndryshe, ashtu siç ka raportuar dje portalit Veriu.info, sot Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë mbledhjen e Kryesisë, ku do të marrë qëndrim në lidhje me fyerjet që Aida Dërguti i ka bërë në drejtim të Albin Kurtit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.